Eni Çobani ka dalluar përherë për buzëqeshjen. Në nisje të çdo seance ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ajo përshëndet shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme. Ka fituar kështu popullaritet gjatë këtyre 5 viteve në transmetim për çdo të dielë. Duket se dikush e ka mërzitur dhe ka komentuar buzëqeshjen e saj, në këtë rast Eni i është përgjigjur: “Sa merak kanë njerëzit pse buzëqesh, kështu kam lindur dhe kështu mendoj të vdes duke qeshur. Javë të mbarë o të ngrysur.”
Sa mirë që njerëzit buzëqeshin!
Link: https://www.instagram.com/p/BTQ3j9kF3YD/?taken-by=enicobani
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BTQh2ndlAH1/?taken-by=enicobani