ShowBiz

Gruaja e Dr. Florit përlotet nga dhurata që merr papritur

Largimi nga jeta i Dr. Florit i tronditi të gjithë në atë kohë. Ende sot ai kujtohet nga mediat, por edhe nga miqtë e tij besnikë. Ata nuk janë larguar për asnjë ditë nga bashkëshortja e Florit, Blerina dhe dy fëmijët e artistit.
Blerina dhe miqtë e bashkëshortit të ndjerë ndodheshin në makinë kur në një program në radio u rrëfye historia e një gruaje që ka humbur burrin dhe po rrit e vetme dy fëmijët. Ishte dikush, një biznesmen ai që sapo kishte dhuruar 10 mijë euro për atë dhe fëmijët e saj dhe bëhej pikërisht fjalë për Blerinën. E prekur nga mirësia e njerëzve ajo ka bërë një telefonatë falënderuese në program.

Kjo do të thotë të rrethohesh nga njerëz dhe miq të mirë dhe Dr. Flori ka pasur shumë të tillë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BO4ccyEhRfq/?taken-by=blerinakondi