ShowBiz

Arian Çani nuk është i martuar

Arian Çani nuk është i martuar. Ai e ka zbuluar këtë fakt të rëndësishëm gjatë spektaklit të djeshëm të YFSF. Gazetari dhe prezantuesi i “Zonë e Lirë” ka qenë gjithmonë i rezevuar për të folur për jetën private. Ai nuk është as pjesë e rrjeteve sociale dhe ndaj askush nuk e njeh gruan e tij. Disa foto të fundit të shkrepura nga paparacët, kanë fotografuar Çanin dhe një zonjë që u tha se ishte bashkëshortja e tij.
Në YFSF Çani tregoi se nëse do të martohej ndonjë ditë e dinte se cilën këngëtare do të merrte në dasmë për të kënduar. Kjo deklaratë u interpretua menjëherë sikur ai është ende beqar, ndërkohë që ka shumë çifte të martuara që nuk kanë bërë kurrë një dasmë. Të martohesh nuk do të thotë domosdoshmërisht të bësh ceremoni.

https://www.youtube.com/watch?v=zhM0HTRji_k

Link: https://www.youtube.com/watch?v=zhM0HTRji_k

Burimi i fotos: Tv Klan