ShowBiz

Roza shkruan sërish për zhgënjimin nga i dashuri

Roza Lati, gjatë një lidhjeje live me ndjekësit e saj tregoi se i dashuri qëndronte me të për shkak të famës së saj. Pas kësaj deklarate të gjithë shkruajtën, sepse të pranosh që të duan për interes është një tematikë që përbën lajm. Në fund të ditës, pasi shumë media e portale kishin shkruajtur, Roza reagoi duke kundërshtuar portalet e duke treguar se kishte qenë një shaka, pasi ajo nuk ka të dashur fare. Sigurisht që mund të ketë qenë shaka, por nëse Roza do kishte reaguar më parë duke sqaruar, atëherë jo të gjithë do kishin shkruar.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BT1QZEhFbQD/?taken-by=roza_lati