Mediat po thonë se ata do të martohen këtë verë, por çifti nuk i ka konfirmuar e as mohuar zërat. Mbrëmjen e djeshme kanë darkuar të dy dhe Geti ka ndarë një foto me miqtë në InstaStory. Ai e ka quajtur Marinën mbretëreshën e tij dhe jo gruan, siç zakonisht e thërret atë.
Këtë herë janë kombinuar të dy në të zeza dhe duken se kanë kaluar mirë. Po si përfundim a do të kemi dasmë këtë verë?