ShowBiz

Arian Çani në rrëfimin për fëmijërinë dhe martesën e parë

Arian Çani arrin të zbulojë detaje interesante për çdo të ftuar të programit, ndërkohë që është shumë i rezervuar rreth jetës private. Një shkrim i vjetër i Zefina Hasanit është ribotuar dhe ka zbuluar një pjesë të jetës së moderatorit. Çani ishte rrëfyer në ato vite për fëmijërinë e kaluar në Greqi me gjyshen greke dhe më pas për vitet e shkollimit në Shqipëri. Ai kishte zbuluar marrëdhënien e vështirë me të ëmën, e cila ishte përkeqësuar kur kishte fjetur në krevatin e saj martesor me një vajzë.

Ndër të tjera kishte treguar për martesën e parë me vajzën franceze dhe jetën e dashurinë e madhe për Francën. Martesa e parë zgjati vetëm 1 vit e gjysmë.

Ai tani është i martuar sërish dhe baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

Burimi i lajmit: Shkrimi është ribotim nga revista “Madame”, Qershor 2011

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/49333874195/photos/a.10151825547824196.1073741825.49333874195/10154918601244196/?type=3&theater