Linda Halimi ishte përfaqësuesja jonë në “Eurovision”, por nuk arriti dot të hynte në finale. Pavarësisht vlerave të saj vokale diçka nuk paska shkuar mirë atë ditë dhe këtë e zbulon vetë Linda. Ajo ka treguar se ato ditë ka qenë e sëmurë dhe me ilaçe. “Kur gjërat nuk po shkonin siç duhej, po mendoja të haja mikrofonin”, ka shkruar Linda në postimin e saj.
Nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla në evente kaq të rëndësishme. Raste të tjera të përfaqësueseve të Shqipërisë kanë pasur situata të ngjashme. Vitin tjetër ndoshta çdo gjë do të shkojë mirë.
Link: https://www.instagram.com/p/BUWzVpSgkOx/?taken-by=linditaworld
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BRNGYxdgbtX/?taken-by=linditaworld