Aktualitet

Çfarë u diskutua për mediat sociale, në takimin mes deputetit Daut Haradinaj dhe Labinot Nurajt?

Takimi është zhvilluar në Deçan mes deputetit Daut Haradinaj, Halil Matoshit, Muharrëm Nitajt dhe Labinot Nurajt. Deputeti Haradinaj ka folur me Nuraj si një individ i angazhuar në median sociale, rreth programit që ka, për të nxitur në Kuvend hartimin e ligjeve për rregullimin e veprimtarisë, e të drejtave në rrjetet sociale e dixhitale. Ai ka treguar se bota po ecën drejt dixhitalizimit dhe ndaj janë të nevojshme në Kosovë ligje të tilla, të cilat sot mungojnë krejtësisht.