Alban Skënderaj dha dje në Prishtinë koncertin e tij të veçantë me këngët e riorkestruara. 17 mijë vetë ishin mbledhur për të dëgjuar të preferuarin e tyre, Alban. Rezultoi i gjithi një sukses i garantuar dhe do të ketë një tjetër koncert.
Pasi i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit si dhe ata që punuan për këtë recital madhështor, Albani ka premtuar edhe një tjetër.
Asgjë nuk mund ta ndalonte atë t`u dhuronte një ditë ndryshe fansave të shumtë.