Fëmijët janë gjithmonë mrekulli, lëre pastaj kur bëhet fjalë për të vegjëlit e idhujve tanë. E pra i duhej kësaj të premteje, një përshëndetje speciale nga Ameli, e bija e Miriamit dhe Albanit.
Këtë herë ajo ka përshëndetur miqtë e mamit, duke qenë se foto është shpërndarë në profilin e Miriamit, edhe pse çifti i artistëve kanë shumë fansa e miq të përbashkët.
Mami e ka veshur me të bardha dhe tani që flokët janë rritur i ka bërë dy bishtaleca.