ShowBiz

Gazetarja ngatërron live emrin e autores

Sa herë na e kanë ngatërruar emrin dhe nuk është se na ka pëlqyer. Lëre pastaj të të ftojnë në një studio televizive e të të thërrasin në emrin dhe mbiemrin e dikujt tjetër. Gazetarja e një programi mëngjesi ka ngatërruar emrin e poetes Adriatike Lami, me Rudina Çupin.
“Quhem Adriatike Lami dhe e kam më të shenjtë se emisionin tuaj të mëngjesit”, i është drejtuar ajo gazetares. Madje ka vazhduar e ftuara duke e ironizuar se paska lexuar shumë.
Historia nuk u mbyll me kaq kur në studio mbërriti e ftuara tjetër gazetarja i tha: “Unë ju ngatërrova emrin qëparë me zonjën Adriatike por shpresoj të mos ju vijë aq keq sa i erdhi zonjës”.
Në fund të gjithë kësaj jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë, sidomos në këtë rast kur të ngatërrojnë me të ftuarën e radhës.

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=225312701271499&set=a.120608628408574.1073741827.100013783123263&type=3&theater