Është momenti më i përshtatshëm për ta, për të bërë pushime. Çifti në prag të martesës është nisur drejt Meksikës, ekzaktësisht kanë ndaluar në Kankun.
Ashtu si në çdo udhëtim edhe këtë herë po postojnë vetëm foto të vetvetes. Duhet të kalojnë pak ditë në mënyrë që të ndajnë foto të njëri-tjetrit.
Ndërkohë që Marina ndau një foto nga ballkoni i hotelit, Geti na solli një imazh nga plazhi. Kjo është pamja me të cilën po zgjohen këto ditë.