Është shndërruar në një problematikë serioze ekzistenca e “Balena blu”, diçkaje që nis si një lojë në telefon ose kompjuter dhe në fund është fatale. Kryesisht janë fëmijët ata që kanë rënë pre e këtij sulmi. Me lajme rreth këtij fenomeni të ri dhe shqetësues jemi përballur çdo ditë.
Së fundmi është kontaktuar nga një adresë në Instagram, me emrin “Balena Blu” edhe këngëtarja Xhesika Polo. Ajo i është kundërvënë menjëherë duke e kërcënuar që ta mbyllë vetë adresën përndryshe do të raportohet. Pikërisht këtë të fundit ka kërkuar nga ndjekësit e saj në InstaStory.