Çfarë ndodh kur janë veç ata të dy? Gjithçka e tregon kënga e publikuar pak ditë më parë nga Arditi “Veq na dy”. Artisti ka sjellë një këngë ritmike dashurie, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij që publikojnë shpesh këngë për djemtë e fortë.
“Trimëria” e djalit në këtë rast do të ishte fitorja e zemrës së vajzës që dashuron. Me një videoklip romantik, tekst të bukur dhe muzikë ritmike, Arditi kishte shumë për të treguar.