U nda shumë herët nga jeta e ëma e Alban Skënderajt. Si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme e humbi betejën dhe la pas një dhimbje të madhe. Përpos fansave që të gjithë ishin me Albanin në këtë dhimbje edhe vjehrri i tij, i ati i Miriamit kishte disa fjalë.
“…njeriu që ka dhuruar vetëm gëzime e emocione pozitive për shqiptarinë dhe Shqipërinë, humbi njeriun e shtrenjtë të jetës…mamanë e tij…! E kam njohur këtë njeri të mrekullueshëm dhe kam përjetuar lidhjet e forta njerëzore me vajzën time…
Jam pranë jush Alban – Miriam…
Pranë Qerimit dhe familjes së tij të madhe…”, shkroi Agimi.