ShowBiz

Pas kritikave për puthjen në buzë me vajzën, reagon Beckham

David Beckham ka reaguar mbi kriticizmin që u shfaq për puthjen që i dha vajzës së tij Harper, në buzë. Ish-futbollisti 42-vjeçar është mbrojtur në një video live në Facebook, teksa udhëtonte për në Bangkok. David tregoi se si ai edhe e shoqja veprojnë njësoj me fëmijët. Ata ashtu e shfaqin dashurinë. David ka treguar se i puth edhe dy fëmijët e tjerë veç të madhit, Brooklyn, i cili tani është 18 vjeç. Ai ka vazhduar duke thënë se të dy, burrë e grua dëshirojnë t`u tregojnë fëmijëve që janë aty për ata, për t`i mbrojtur, kujdesur dhe për t`i dhënë shumë dashuri.
Fotoja e puthjes që i dha vajzës ishte shkrepur gjatë një udhëtimi të familjes në Tanzani.

Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-4661124/David-Beckham-defends-kissing-daughter-Harper-lips.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BUzluYFBQJG/?taken-by=davidbeckham&hl=en