ShowBiz

Kallashi nuk e do sheikun

Njerëzit akuzojnë shpesh njëri-tjetrin për faktin se po shkojnë çdo ditë e më shumë drejt materializmit. Vajzat janë edhe më të prekura nga këto fjalë. Megjithatë Kallashi në këngën e re “Sheik” vërtetoi krejt të kundërtën. Kënga e titulluar “Sheik” mund t`i bënte të gjithë të mendonin se do t`i dedikohej ndonjë sheiku, por jo. Kallashi këndon përgjatë gjithë këngës se kërkon dashurinë e vërtetë dhe jo një sheik për paratë e të mirat që mund t`i ofrojë.
Ka vetëm një javë që e ka publikuar projektin dhe i ka kaluar 1 milionë klikimet.

https://www.youtube.com/watch?v=s2M7QWkQPjU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=s2M7QWkQPjU