ShowBiz

I pamë të gjitha, por jo unazën e Orindës

Po dasma ka edhe unaza. Ndërkohë që u fokusuam të ceremonia, të ftuarit, shpenzimet, muaji i mjaltit dhe ndryshimet që çifti i sapomartuar bëri në pamje pas dasmës, harruam unazën.
Nusja na e kujtoi vetë përmes një fotoje, në të cilën guri ndriçonte. Unaza është një ndër simbolet më të rëndësishme, për të mos thënë kryesorja e një martese. Ajo do të mbahet përgjithmonë në gisht dhe duhet të jetë patjetër e bukur. Gjithçka tjetër do ta heqim, edhe fustanin, edhe sandalet, edhe tualetin.