Travel

Pushimet mund të bëhen edhe në liqen

Kur themi plazh nuk e kemi fjalën vetëm për detin. Plazh mund të bëhet fare mirë edhe në liqen. Për fatin tonë të mirë, liqeni i Ohrit lag Pogradecin. Janë një alternativë e mirë pushimet atje. Klima është mesdhetare dhe temperaturat nuk janë shumë të larta, as në gushtin përvëlues. Qetësia është mbizotëruese për të gjithë ata që urrejnë britmat karakteristike të plazheve të mbipopulluara në det. Në plazhet me më pak njerëz edhe shezlonget janë më larg dhe ka më tepër privatësi. Një tjetër avantazh janë çmimet. Do të kushtojnë më pak edhe drekat në restorante edhe qëndrimi në hotele. Shpenzimet janë një çështje e rëndësishme edhe kur shkojmë me pushime. Askush nuk dëshiron ta zbrazë totalisht arkën.

Burimi i fotos: © By Ilir Zgjani – Own work, CC BY-SA 4.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=49261816