Ku janë djemtë e fortë? Kënga e tyre ka mbërritur prej disa javësh. Muzika në maksimum, në party me shokët, dritat e fikura dhe në sfond “Ganja”, nuk mund të shkonte më mirë se kaq.
Ishte Kimi ai që e solli një këngë të tillë. Për tekstin e saj u kujdes vetë ai.
Një pjesë e realitetit të sotëm të të rinjve jo vetëm shqiptar, është paraqitur në këtë projekt. Janë ata “djemtë e fortë” që jetojnë në këtë mënyrë. Tani e kanë një këngë.