ShowBiz

Për drekë te Ledina Çelo

Ledina po gatuante pjatën e saj të preferuar për të cilën duket se e kishte marrë malli. Të jetuarit larg vendit i ka edhe disa disavantazhe dhe një ndër to është malli për gatimin tradicional. Po Ledina është zonjë shtëpie dhe me pak vullnet e kohë në dispozicion mundet të gatuajë çfarë të dëshirojë. Kështu që sot ka vendosur t`i bëjë qejfin vetes.
Në shtëpinë e saj do ketë speca të mbushura. Ka nisur t`i gatuajë pak minuta më parë dhe e ka lajmëruar këtë ngjarje. Ajo poston vazhdimisht foto të ushqimit të saj dhe sidomos kur bëhet fjala për gjëra të veçanta. Ky i sotmi është rast special.