ShowBiz

Nis dasma e Besit dhe Xhensilës – Nusja merr vallen

Atmosfera e dasmës ndihet që ditë përpara saj, ama orët e fundit intensiteti shtohet. Xhensila dhe Besi nuk qëndruan larg mediave në ditën e tyre më të rëndësishme, ndryshe nga sa ndodh zakonisht. Nusja postoi foto të vetes e të fustanit që në mëngjes, Besi foto e video nga berberi, kurse tani ishte sërish radha e Xhensilës. Ajo ndau disa momente nga salloni i bukurisë ku po trajtohet dhe atje ka nisur ahengu. Nusja ia ka marrë valles.
Është një mënyrë e mirë kjo për të hequr emocionet.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BG1j6gVobDC/?taken-by=xhensilamyrtezaj