ShowBiz

Shpërthen Eni Çobani: ‘Ti mor mashkull i paburrë…’

Vrasja e gjyqtares nga ish-bashkëshorti në mes të kryeqytetit revoltoi shumë njerëz që e njihnin ose jo atë. Eni Çobani siç duket e kishte mike të ndjerën dhe dje e pati të pamundur të reagonte mbi ngjarjen. E gjeti forcën sot për të shkruar disa rreshta. Ajo shprehu indinjatën ndaj këtij rasti, por edhe fenomenit në përgjithësi. Ju drejtua ish-bashkëshortit që vrau, me fjalët: “Ti mor mashkull i paburrë nuk vrave vetëm një grua, por vrave së pari dy fëmijët e tu duke i lënë pa nënë.”
Më pas e përmbylli letrën e hapur me një mesazh për të gjitha nënat: “Fjalët janë pak, por duhet që ky vend të reagojë dhe ne si nëna, përpara se t`i shkollojmë djemtë tanë në shkollat më të mira të botës t`i edukojmë për t`i bërë njerëz të mirë dhe qytetarë të denjë.”
E pra, nga këtu duhet nisur gjithçka.

https://www.instagram.com/p/BYfQRugHiWv/?taken-by=enicobani

Link: https://www.instagram.com/p/BYfQRugHiWv/?taken-by=enicobani

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BWx8UsPFRek/?taken-by=enicobani