ShowBiz

Xhensila rrëfen orët e para, pas martesës?

Dasma mbaroi po akoma ka gjëra për të diskutuar. Besi dhe Xhensila bënë dy festa me miqtë e tyre. Një u organizua në Pallatin e Brigadave dhe tjetra në Bubq, fshatin ku ai u rrit. Pas gjithë entuziazmit të ceremonisë, nusja nisi të japë intervistat e para. Ajo tregoi se ëndrrat i kishte thurur bashkë me Besin, pasi është njohur që e vogël me të dhe se natën e parë pas martesës nuk i zinte gjumi nga gëzimi. Pjesa më e madhe e çifteve tregojnë se lodhen pas dasmës, por pavarësisht lodhjes, Xhensila ka treguar se ata ishin entuziastë. Gjithçka kishte dalë siç e kishin dashur dhe planifikuar, kështu që ishte realizimi i një ëndrre për të cilën ia vlente të qëndroje pa gjumë.

Burimi i lajmit: http://www.revistawho.com/intervista/ekskluzive-znj-kallaku-rrefen-realizimin-e-endrres-se-bardhe-xhensila-ende-se-kam-marre-veten/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BYlOx5MBfr_/?taken-by=xhensilamyrtezaj