Një ditëlindje me shumë alegri, por edhe përlotje ishte ajo e Sinanit. Në projektorin përbri tavolinës për djalin e ditëlindjes erdhën mesazhet e miqve të tij, por edhe disa familjarëve. E nëse ende nuk keni parë urimin e prindërve të tij, nuk keni parë asgjë.
Si nëna dhe babai i artistit më shumë sesa urimet treguan edhe njëherë sesa krenarë ndihen për djalin e tyre. A ka gjë më të bukur për fëmijën sesa kur dëgjon nga prindërit t`i thuhet që janë shumë krenarë?
Mesazhi i tyre zbuloi edhe njëherë atë që të gjithë kishim menduar. Kaq i mirë sa është Sinani, dukej që vazhdimisht i përkushtohej dhe e ndihmonte familjen.
Këtë e thanë sërish, të dy prindërit.
Sa fjalë emocionuese nga zonja dhe zotëria.