ShowBiz

E mbani mend prezantuesen e parë të programit ‘E Diela Shqiptare’?

Ajo nuk ishte vetëm prezantuese e programit të së dielës. E kishte nisur herët karrierën që në kohën kur prezantonte programet muzikore për të rinjtë, por më pas iu bashkua kastit të së dielës në sezonin e parë. Arditi, në kuadër të nisjes së sezonit të 10-të të emisionit rikujtoi dhe ftoi disa nga bashkëpunëtorët dhe pjesëmarrësit e vjetër. Ndër to ishte edhe Artenisa Ozaj, kaçurrelsja me sytë e shkruar. Ajo nuk qëndroi gjatë në program dhe arsyeja paska qenë i shoqi, Olsi, një prej parukierëve të njohur në Tiranë. Ai e donte në krahun e tij dhe i ishte lutur Arditit që ta hiqte Artenisën nga programi.
Pas kaq vitesh këtë e zbuluan vetë ata në intervistën e djeshme.

E mbanit mend? Është vajza djathtas:

https://www.instagram.com/p/BZJzO4OHXzd/?taken-by=enicobani

Link: https://www.instagram.com/p/BZJzO4OHXzd/?taken-by=enicobani

https://www.instagram.com/p/4NHEbCKpSb/?taken-by=artenisaozaj

Link: https://www.instagram.com/p/4NHEbCKpSb/?taken-by=artenisaozaj

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BZJxQGShEyB/?taken-by=arditgjebrea