ShowBiz

Ç’bëri Klaudia Pepa pas gjithë fjalëve të njerëzve?

Video mesazhi i saj për Albin te Rudina nuk u prit mirë nga ndjekësit. Ajo i foli me shumë respekt dhe dashuri, por si një dashuri e motrës për vëllain. Pikërisht kjo nuk i pëlqeu ndjekësve të cilët shpërthyen me komente në postimin e fundit që gjetën në Instagramin e balerinës. Gjuha e përdorur prej tyre nuk i pëlqeu aspak mamasë së Klaudias dhe motrës së saj. Ato u konfliktuan me komentuesit duke shkëmbyer disa mesazhe.

Pas një situatë të tillë, Klaudia bëri atë që ka bërë gjithmonë. Qëndroi totalisht indiferente. Postoi disa foto, në një formë të shkëlqyer dhe me kokën lart. Ashtu siç në fakt duhet të jetë.

Ndonjëherë njerëzit shqetësohen më shumë se të zotët e punës. Si Klaudia dhe Albi kanë vendosur të ruajnë një marrëdhënie të mirë pas ndarjes, diçka që s`i ka pëlqyer një pjese të njerëzve. Ndoshta ata janë mësuar me historitë tipike të ndarjeve kush ish-partnerët shndërrohen në armiq.

Edhe në fotot e sapopostuara kanë vazhduar me të njëjtat komente:

https://www.instagram.com/p/BZWR9hzF2hm/

Link: https://www.instagram.com/p/BZWR9hzF2hm/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BVum-g8FUl-/?taken-by=klaudiapepa