ShowBiz

Regjisori i ‘Portokallisë’ zbulon surprizat që na presin

Regjisori i “Portokallisë”, Altin Basha ishte i ftuari i “Top Show Magazine” dhe tregoi më shumë për detajet e programit. Ai zbuloi se janë nëntë aktorë të rinj që do provojnë veten në vazhdimësi. Kurse për moderimin, i është besuar sërish Xhemit dhe Salsanos.
Altini ka folur edhe për thashethemet rreth largimit të Flor Binajt. Ai siguroi se Flori është dhe do të vazhdojnë të jetë për shumë kohë në këtë spektakël. Regjisori e konsideroi jo vetëm një aktor, por edhe një skenarist shumë të mirë.

Të dielën rinis programi:

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10154883760331269/

Link: https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10154883760331269/

Burimi i fotos: © Top Channel