Stilisti i njohur Valdrin Sahiti i dha fund beqarisë. Si vendin e ceremonisë martesore zgjodhi Las Vegas-in. Përpara përgatitjeve, por edhe pas dasmës ndau disa foto. Dhëndri u vesh bardhë e zi, kurse nusja veshi fustanin special të realizuar nga i shoqi. Dedikimin e parë për burrin, si grua e martuar, Edita e bëri menjëherë pas ceremonisë. Ajo e quajti shokun e saj të ngushtë dhe dashurinë e jetës.
Valdrini shkroi për të përpara dasmës, duke e quajtur gruan e tij dhe dashurinë e jetës.
I pranishëm në celebrim ishte edhe Dekorimi, vëllai i Valdrinit i cili u martua përpara pak muajsh. Paska qenë viti i dasmave për familjen e tyre.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BQS3gUAgA4e/?taken-by=valdrinsahitiofficial