Fiori Dardha ka bërë një status vërtetë prekës dhe sensibilizues në muajin e sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit. Nëna e saj vuajti për disa kohë nga kjo sëmundje dhe Fiori ishte gjithmonë atje për të. E përjetoi po aq keq. E dimë mirë se edhe përkujdesësi ndaj pacientit ka sfidat e veta dhe sfilitjen e vet.
Për t`u sensibilizuar nuk ka më mirë se ky mesazh, sepse Fiori e njeh shijen e hidhur që kjo sëmundje shkakton. Ndaj vetëkontrolli rutinë dhe ekot e gjirit janë ato që çdo vajzë dhe grua duhet të bëjë, minimumi një herë në vit.
Link: https://www.instagram.com/p/BZyxyaqnCcJ/?taken-by=fioridardha
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BZyjRP-nZBL/?taken-by=fioridardha