Devis Xherahu ka bërë diçka që në këto ditë të vështira në të cilat jetojmë jo çdokush e bën. Ai ka gjetur një portofol me para brenda dhe gjithë dokumentacionin personal të një vajze nga Vlora. Ka lajmëruar në Instagramin e tij nëse dikush e njeh zonjushën, për ta njoftuar që të shkojë për ta tërhequr.
Ndjekësit e tij e kanë përgëzuar për këtë veprim që duhet pranuar se fatkeqësisht në ditët e sotme është i rrallë.
Link: https://www.instagram.com/p/BZ3a5bwD4-g/