Aktualitet

Piktura e Da Vinçit thyen ç’do rekord në ankand. I pabesueshëm çmimi i saj

“Salvator Mundi” i Leonardo da Vinçit është bërë vepra artit më e shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ankand, duke arritur çmimnin 450.3 milionë dollarë në Shtëpinë e ankandit Christie’s në New york.

Kjo është një nga 20 pikturat origjinale të Leonardo da Vinci.

Vlerësimet nga ekspertët e artit kishin parashikuar oferta prej mbi 100 milionë dollarësh.

Por rekordi i ri u vendos pas rreth 20 minutash të ofertave telefonike, duke tejkaluar shumën rekordit  të mëparshëm të ankandit të mbajtur nga Picasso “Les Femmes d’Alger”, që ishte shitur për 179.4 milionë dollarë në 2015.

Kryevepra u shit për 60 dollarë në vitin 1958, para se të identifikohej më në fund si vepra e Da Vinçit në vitin 2011

https://www.youtube.com/watch?v=_3mLhkijkOw

Burimi i lajmit videos dhe fotos: https://www.theguardian.com/artanddesign/2017/nov/15/leonardo-da-vinci-salvator-mundi-auction