ShowBiz

Është 71 vjeç, por në fakt duket më pak se gjysma. Ja sekreti i yllit të muzikës

Ajda Pekkan, që fitoi famë në Turqi në vitet 1970, zbuloi sekretet e të qenit kaq e bukur dhe gjithnjë e re në një intervistë me mediat lokale.

71-vjeçarja turke, u tha gazetarëve lokalë, se përveç ushtrimeve dhe stërvitjes së rregullt, dieta e saj e shëndetshme e mban atë gjithnjë në formë.

Ajo është 71 vjeç, por në fakt duket më pak se gjysma e viteve të jetës së saj.

“Unë jam gjithmonë shumë e kujdesshme për atë që ha. Nuk mund të them se e kufizoj zgjedhjen time në ushqim. Më pëlqen qebapi dhe peshku”, është shprehur këngëtarja.

Ndërsa më tej shtoi se një nga sekretet e saj është se pi vazhdimisht shumë ujë.

“Unë pi shumë ujë, nuk mund ta mendoj jetën pa ujë. Çdo mëngjes pi një përzierje xhenxhefil-limon-mjaltë në një gotë me ujë. Nuk kam dashur kurrë të bëhem një figurë e bukur e gruas. Por unë gjithmonë e mbroj trupin tim. Gjenetika dhe sporti janë shumë të rëndësishme për të qëndruar në formë”, ka thënë Pekkan.

 

 

Burimi i fotove: https://www.thesun.co.uk/news/4929506/this-71-year-old-granny-says-scoffing-kebabs-everyday-is-the-secret-to-her-incredibly-youthful-looks/

https://www.thesun.co.uk/news/4929506/this-71-year-old-granny-says-scoffing-kebabs-everyday-is-the-secret-to-her-incredibly-youthful-looks/

https://www.thesun.co.uk/news/4929506/this-71-year-old-granny-says-scoffing-kebabs-everyday-is-the-secret-to-her-incredibly-youthful-looks/

Burimi i lajmit: https://www.thesun.co.uk/news/4929506/this-71-year-old-granny-says-scoffing-kebabs-everyday-is-the-secret-to-her-incredibly-youthful-looks/