Detajet e zhdukjes së komandove muajit të kaluar u mbajtën të fshehta, ndërsa policia dhe Ministria e Mbrojtjes nisën kërkimet intensive.
Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, mund të jenë fshehur në mesin e komunitetin shqiptar në Angli.
Nëse kapen ata përballen me pesë vjet për braktisje të detyrës. Gazeta shkruan gjithashtu se 4 komandot që dezertuan kishin qënë edhe në Afganistan por se paguheshin me vetëm 220 euro në muaj,
Dritan Demiraj, ish-kreu i Forcave Speciale Shqiptare, shkroi në Facebook se e konsideronte sjelljen e tyre të papranueshme.
“Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira por ajo që bënë ishte tërësisht e pajustifikueshme”, shprehet ai.
Ata ishin midis 11 shqiptarëve në stërvitjen e NATO-s në Mid-Uells, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë një natë në Londër, u paguan nga Ministria e Mbrojtjes.
Në këtë stërvitje morën pjesë 139 skuadra nga e gjithë bota.
Një burim thotë për “The Sun” se ata duhej të ktheheshin në kazermë dhe të niseshin për në Shqipëri ditën tjetër”.
Familjet e komandove të zhdukur janë marrë në pyetje dhe hetimi po vazhdon si në Britani ashtu edhe Shqipëri.
Burimi i fotos në artikull: https://www.facebook.com/Dritan-Demiraj-1002436719770855/
Burimi i lajmit: https://www.thesun.co.uk/news/4940491/albanian-soldiers-vanished-nato-mid-wales/