ShowBiz

“C’est la vie”, live ose jo, sqaron Altin Goci

Sipas kantautorit të mirnjohur Altin Goci, disa media kanë spekulluar disi me fjalët e tij, në lidhje me transmetimin Live të C’est la Vie, në Tv Klan. Në disa media u fol ashpër madje, duke u thënë se ndarja nga jeta e Aleksander Lalos, ndërsa ai fliste në ekran, tregon shumë për transmetimin “Live” të kësaj shfaqe.

Lidhur me këtë, Goci shkruan sa më poshtë:

Ne fakt kisha vendosur te mos replikoja fare ndaj spekullimeve te rastit ne disa media, jo per gje, por tanime eshte bere si tradite. Nuk doja te replikoja per respekt te profesorit Lalo pasi ne asnje çast nuk dua qe humbja e tij e parakohshme te perdoret per gjera te pavlera.
Po ndjej se kam nje detyrim ndaj miqve te mi te rrjeteve sociale dhe prandaj dua te sqaroj se:
Ajo cfare kam thene une se “gjithcka ketu eshte Live” ne serine e fundit te C’estlavie i referohet te kenduarit live (jo me play back), orkestres qe eshte e gjitha live perfshire edhe harqet e veglat frymore dhe nuk kishte te bente me regjistrimin e programit.Kjo eshte shume mire e shpjeguar dhe besoj se kuptohet nga te gjithe. Tjeter gje eshte e kenduara live (ze orkester) te ciles une i referohem dhe tjeter gje eshte regjistrimi i programit.
Iken nga kjo bote nje thesar i muzikes shqiptare, dhe pa me dale akoma brenga e kesaj ikje te madhe duhet te merrem me te tilla sqarime, gjera qe nuk kane asnje vlere.

Link: https: //www.facebook.com/altin.goci?hc_ref=ARQeLJ6pkONMEpMI7v1-9DFL1S2nRy27KtrMdCFp0y16qYgA-0suHVTyWtCK-cyQG2E&fref=nf&pnref=story

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/RockstockTirana/photos/t.100001442012496/1670169913007196/?type=3&theater