Një kornizë e mrekullueshme familjare është mesazhi që përcjell fotografia e publikuar së fundmi nga Miriam Cani në Instagram.
Albani dhe ajo rrezatojnë lumturi në të gjitha daljet e tyre publike. Vajza e vogël e tyre sikurisht që është qershia mbi një ëmbëlsirë kënaqësishë familjare.
“Ti je si deti, të freskon, por etjen nuk ta ndal”, këto vargje nga kënga e fundit “Meteor” e Miriamit janë ndoshta përcaktimi më origjinal, për të përshkruar ndjesinë që kjo lloj lumturie lë pas.
Padyshim që qetësia familjare ndikon edhe në krijimtarinë artistike të të dyve, e cila vjen gjithnjë e esëllt, e kthjellët dhe frymëzuese.
https://www.instagram.com/p/Bb35Gw2lyci/
Burimi i fotos në artikull: https://www.instagram.com/p/Bb35Gw2lyci/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbwqVyXlPcN/?taken-by=miriamcani