ShowBiz

Sinqeritet dhe thjeshtësi “Me Dashni” nga Luljeta Shala

Një format energjik dhe tradicional, në melodinë rrëmbyese të projektit të ri të Luljeta Shalës.
Plot fjalë të sinqerta dhe çiltërsi , vargjet i referohen thjeshtësisë dhe mospërulësisë karshi materializmit, nëse ai vihet në krahasim me dashurinë e vërtetë.
Lozonjare dhe gjithë natyralitet “…diti ama të ma thotë fjalën edhe zemrës ia dhashë vetë”, thotë këngëtarja simpatike mes të tjera vargjeve.
Një dedikim i këndshën dhe i sinqertë dashurie, ardhur nëpërmjet këngës, me titullin “Me dashni”.

Burimi i videos dhe fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=lf_lPrNF6FA