Në situata të tilla fatkeqësishë natyrore, jo vetëm njerëzit e zakonshëm kanë nevojë për ndihmë , por edhe VIP-at, pasi situatat e jashtzakonshme nuk shikojnë në sy askënd.
Probleme gjatë përmbytjeve të dy ditëve të fundit kanë pasur edhe 4 artistë shqiptarë. Këngëtarja Eranda Libohova së bashku me kolegët Kastriot Tusha, Kejsi Tola dhe violinistin Zeqir Sulkuqi kanë mbetur të bllokuar në Fushë-Krujë pasi makina e tyre ka qenë e zhytur në ujë.
Fatmirësisht artistët kanë arritur të shpëtohen nga FNSH-ja dhe Eranda ka shpërndarë me mirnjohje një foto në shoqërinë e një prej efektivëve të FNSH-së.
“Si fillim jam shendoshe e mire…Ishim nisur drejt Prishtines per te marre avionin e linjes Prishtine -Zyrih. 12 vjet pa fluturuar vendosa te sfidoj friken…u tremba nga ajri, por uji paskesh qene më keq.
Falenderoj FNSH (forcat e nderhyrjes se shpejte) qe me shpetuan jeten mua e kolegeve te mij artiste Kastriot Tusha Kejsi Tola,e Zeqir Sulkuqi… kjo eshte foto me nje nga efektivet e FNSH-se Genti Hyka mbas operacionit te shpetimit ne Fushe –Kruje”, shkruan Eranda.
https://www.instagram.com/p/BcLC6A6A63h/?hl=en&taken-by=erandalibohova
Link: https://www.instagram.com/p/BcLC6A6A63h/?hl=en&taken-by=erandalibohova
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BUMiKmpAP0I/?hl=en&taken-by=erandalibohova