ShowBiz

Videoklipi i saj qe aq trasgresiv dhe provokues, sa këngëtarja do vuaj dënim me burg

Siç është raportuar disa javë më parë, një këngëtare e re dhe bukur kishte përfundoi në prangat e policisë, për shkak të videoklipit të këngës së saj, ku në disa momente ajo shihet duke simuluar seksin oral.

Tashmë Gjykata e Egjiptit e ka dënuar me dy vite burg këngëtaren Shaimaa Ahmed, me arsyetimin se paraqitja e saj në këtë videoklip, ishte konsideruar si shumë vulgare, pasi ajo kishte simuluar seksin oral me një banane në prani të disa meshkujve.

Ajo  është shpallur fajtore për nxitje seksuale dhe publikim të videos së pahijshme, duke iu ngarkuar dënimi me dy vite burg, po aq sa është dënuar edhe regjisori i këtij videoklipi kontravers. Para se të arrestohej, këngëtarja 25-vjeçare u kishte kërkuar falje qytetarëve dhe pastaj kishte fshirë llogarinë e saj në Facebook.

“Nuk kam menduar se do të ndodhte kjo dhe do të sulmohesha kaq ashpër”, shkroi ajo. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarët dënohen në Egjipt.

Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=t4C_-GfShRM

Burimi i lajmit: http://www.spiegel.de/panorama/aegypten-saengerin-muss-wegen-bananen-video-zwei-jahre-in-haft-a-1183010.html