ShowBiz

U tha se Iva Aliko u filmua me një mashkull që e kap nga gjoksi, por ajo ka diçka për të sqaruar

Iva u përfol së fundmi nëpër portale për një video, në të cilën duket se një mashkull e kapte, nga gjoksi. Por me anë të një postimi në instastory, Iva Aliko sqaron se në videon në fjalë, duart që e prekin, nuk janë mashkullore, por femërore.

Gjatë këtij postimi ajo shpreh frustrimin që i ka shkaktuar ky gabim i mediave që i vjell asaj shumë vëmendje.

Kujtojmë se Iva Aliko është bërë e njohur pas deklaratave të një viti më parë, kur pranoi se ishte e dashura e një deputeti nga Kosova, ndërkohë që ky i fundit ështe i martuar dhe me fëmijë.
Pas kësaj deklarate që tërhoqi gjithë vëmendjen e publikut, ajo vijoi të ruante “famën” përmes fotove që publikonte herë pas here në rrjetet sociale.

Link: https://www.instagram.com/iva.aliko.official/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcIEpn-Dh1-/?taken-by=iva.aliko.official