E ftuar në emisionin “PopCulture” Fiorentina ka folur për angazhimet e saj në punën si grimiere në “Top Channel’ dhe nga jeta e saj personale.
Ish-banoraj ka pranuar se aktualisht është në një lidhje me një djalë në moshë më të re dhe tregon që është e lumtur me të.
Por gjatë momenteve kur janë rikujtuar çaste me ish-të dashurin e saj Olsi, që u njohu brenda shtëpisë së “Big Brother” , Fjorentina është përlotur.
Për Olsin u shpreh se ka qënë mashkulli ideal. “Mashkulli ideal më erdhi por më iku shumë shpejt” është shprehur ish-banorja.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=PqdyJzgdNpQ