ShowBiz

Fotografi Endrit Mërtiri thyen rekordin e Dolce&Gabanna-s

Fotografi Endrit Mërtirin dhe grupi i modelëve realizuan një ëndërr duke pozuar në prezantimin e koleksionit të ri të markës prestigjioze italiane, Dolce & Gabbana

Endriti bashkë me modelët shqiptarë, mes tyre dhe Alban Ramosaj dhe artisten e makeup-it dhe flokëve, Suela Cangu, kanë përjetuar një goxha sukses në bashkëpunimin e tyre me Dolce & Gabbana, që jo vetëm është pëlqyer nga stilistët italianë, por dhe nga ndjekësit e faqes zyrtare të Dolce-s.

Fotoja e publikuar më poshtë është më e pëlqyera në Instagramin e Dolce & Gabbana-s, me më shumë se 200 mijë pëlqime, më shumë se 5,920 foto të tjera. Dhe në periudhën sot kur sukseset maten me pëlqime dhe ndjekës në rrjete sociale, Endrit Mërtiri padyshim i ka siguruar vetes një tjetër bashkëpunim.

https://www.instagram.com/p/BcsQEwlnHPS/?taken-by=dolcegabbana

Link: https://www.instagram.com/p/BcsQEwlnHPS/?taken-by=dolcegabbana

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdNFoU9F1Vr/?taken-by=endritmertiri