ShowBiz

Nuse e re, seksi dhe e armatosur. Kujt ia ka vënë shënjestrën Angela Martini?

Angela Martini zbulon vellon përrallore me ngjyrë të bardhë. Së fundmi ajo befasoi të gjithë me martesën e saj të fshehtë. Modelja e famshme shqiptare u kurorëzua me partnerin e saj milionerin Dragos Savulescu, në një ceremoni private në Las Vegas.

Në fotografitë e ndara në rrjetet sociale, Angela bëri bujë me veshjen e saj gjatë ceremonisë, pasi kishte veshur një fustan të zi, që nuk është e zakonshme në ceremoni të tilla. Por kjo nuk ishte e gjitha, e këtë e zbulon vetë Angela në Instagramin e saj zyrtar, duke postuar një fotografi ku ajo shihet me një vello të bardhë. “Për ata që nuk e kanë parë fustanin tim të bardhë të martesës”, ka shkruar Martini në përshkrimin e fotografisë së postuar. Një gjë shumë interesante që vërehet në foto përveç fustanit, është edhe arma që Martini mban në dorë. Në dasmë me armë, një dëshmi që Angela është vërtet shqiptare!

Për më tepër fotot:

https://www.instagram.com/p/BdLCYAknJM1/?taken-by=angela_martini

Link: https://www.instagram.com/p/BdLCYAknJM1/?taken-by=angela_martini

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcnYttsHyAO/?taken-by=angela_martini