Viti i Skënderbeut do jetë në fokus të të gjitha institucioneve mesa duket. Do u bëhet jehonë të gjithë atyre personazheve që i kanë sjellë lavdi flamurit kombëtar.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një takim me ish-kampionin e Europës në boks, Nuri Seferi.
Meta nuk ka ngurruar që të pozojë teksa bën simbolin e shqiponjës dykrenare, së bashku me ish-kampionin Seferi.
“Ishte kënaqësi të nisja ditën me ish-kampionin e Europës në boks, Nuri Seferi.
Uroj që në këtë vit të shpallur të “Skënderbeut”, Nuri Seferi të rikthehet fuqishëm në ring dhe të ngrejë flamurin tonë Kombëtar sa më lart”, shkruan Meta në rrjetet sociale.