ShowBiz

Bes Kallaku dhe Erion Isai bëjnë “store” me Monika Kryemadhin

Dje ata kanë paralajmëruar rikthimin e tyre në humor me një video epike.

Bes Kallaku dhe Erion Isai prej disa kohësh janë tërhequr nga skena e “Portokalli”-së në të cilën performuan për vite me radhë. Këtë largim ata e lidhën me hedhjen në treg të një projekti të ri që ekranet shqiptare nuk e kanë njohur më parë.

Para disa kohësh dyshen e njohur e pamë edhe në rolin e prezantuesve në “Kënga Magjike”.  Bes Kallaku ka dalë të shesë këpucë, që me shumë mundësi janë të Xhensilës, ndërkohë që Erioni është blerësi.

Besi i shpjegon çmimet dhe Erioni e pyet: “Vetëm kaq keni?” Në këtë moment, Besi fillon të bërtasë “Edi Rama” disa herë dhe një palë këpucë i fluturojnë mbi kokë.

“O vëlla a ke magazinën në kat të dytë”, i thotë Erioni.

“Jo ka shtëpinë Monika Kryemadhi”, ia kthen Besi.

https://www.instagram.com/p/Bdk1CnHBiEZ/?taken-by=bes_kallaku

Link: https://www.instagram.com/p/Bdk1CnHBiEZ/?taken-by=bes_kallaku

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bdkg4cSBpDA/?taken-by=bes_kallaku