Fotografia në Instagram-in e saj shkaktoi shumë polemika. Ajo shfaqej topless në foto e në cigare në dorë dhe shkruante: “Një fotografi është si një poem pa fjalë”. Kreativiteti kërkon kurajo. Jam e lumtur që jam gjallë dhe kam mundësi të shpreh veten time. Unë dua ti inkurajoj të gjitha gratë që ta shprehin veten e tyre si ata duan.” Një foto e tillë është kritikuar shumë në rrjete sociale gjë e cila duket se e ka mërzitur disi Oriolën aq sa të publikojë një shkrim në Instastory.
Nëqoftëse dikush do të më quante ku*vë në jetën reale do të kundërvihesha direkt. Por siç e dini këto janë gjëra që ndodhin në media. Çdokush që bën diçka në jetën e tij e quajnë ku*vë. Por kjo gjë me të vërtetë më lëndon pasi më bën që ti urrej disa njerëz. Jam lodhur nga perceptimi se si mund ta presin njerëzit Oriolën. Feminizmi nuk është përshtatje është zgjedhje e lirisë. Nuk po e justifikoj foton time se është thjesht një foto artistike por po ju tregoj që përsa kohë ju nuk i paguani faturat e mia atëherë nuk ju konsideroj. Kam punuar që 16 vjeç dhe i paguaj vetë faturat e mia, ndihmoj prindërit dhe gjyshërit kështu që para se të më paragjykoni o brezi i ’97 zgjidhni të më pranoni ose jo, unë nuk jetoj për këtë. Unëe dua veten dhe jam shumë e lumtur.”,- shkruan ndër të tjera Oriola.
“Duajeni veten, dilni punoni, bëni miq thyejini tabutë se nj jetë kemi. Dhe kur të më vijë mosha por burrë do e mbaj dhe me muhabet dhe te dhoma e gjumit do ja bëj dhe mëngjesin po me rradhë.”,- përfundon modelja e njohur.
https://www.instagram.com/p/BdiWcHolfjd/?taken-by=oriolamarashi
Link: https://www.instagram.com/p/BdiWcHolfjd/?taken-by=oriolamarashi
Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcDaGTuF1Pe/?taken-by=oriolamarashi