ShowBiz

Bora Zemani ka ditlindjen, e kapin të qeshura të papërmbajtshme nga surpriza e mesnatës

Bora Zemani, moderatorja e njohur të emisioneve sportive në Digitalb, feston ditëlindjen dhe suprizat për të kanë nisur që në mesnatë.

Veç urimeve të shumta, Bora ka marrë një surprizë nga djali i saj i vogël, i cili është zgjuar në mesnatë për të uruar mamin e tij.

Por, ndërkohë që ky moment po xhirohej me celular, Bora bashkë me të birin nuk e kanë mbajtur dot të qeshurën, në krahët e njëri-tjetrit.

Po ashtu, Bora ka postuar edhe një tortë, mbi të cilën shkruhej urimi për mami Borën, por shkrimi në tortë është zvargur pak, sepse sipas shpjegimit, nuk ka pasur hapsirë mjaftueshëm.

Ditlindje plot të qeshura për gazetaren, që urojm të bëhet 100 vjeç.

 

Link: https://www.instagram.com/borazemani/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bb9Tt4XA2cU/?taken-by=borazemani