Postimet nga bizneset, markat apo mediat nuk do të kenë më prioritet.
Në vend të tyre do të theksohet përmbajtja që sjell bashkëveprim mes njerëzve të afërt dhe miqve që përdorin këtë rrjet social. Më qartë, “Facebook” do t’i shfaqë përdoruesve të tij më shpesh dhe më shumë postime të miqve të tyre se sa lajme apo reklama.
“Facebook” ka vendosur të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes duke sjellë kështu ndryshime në ardhjen e lajmeve në këtë platformë.
Madje, edhe nëse dikush shpërndan një lajm në “Facebook”, postimet e tij personale do të kenë sërish prioritet ndaj lajmit kur shfaqen për miqtë e tij.
“Ne kemi marrë reagime nga komuniteti ynë se përmbajtja publike – postimet nga bizneset, markat dhe mediat – po eliminojnë momentet personale që na bëjnë të lidhemi më shumë me njëri-tjetrin”, shkroi z. Zuckerberg.
Zukerberg pranoi se ky ndryshim do t’i kushtojë para Facebook, pasi popullariteti i postimeve të organizatave në “Facebook” do të bjerë, madje pritet që edhe shumë faqe që mbijetonin vetëm falë “Facebook” të falimentojnë. Ndryshimi i ri që pritet të hyjë në fuqi për pak javë, vjen pasi premtimit të Zuckerbeg se gjatë 2018 do të sigurohet se koha që njerëzit kalojën në “Facebook” të jetë e shpenzuar mirë.
Por duket qartë se shtysa është skandali i lajmeve të rreme dhe roli i “Facebook” në këtë skandal me pasivitetin e tij. Zukerberg pranoi se ndryshimi i ri mund të bëjë që njerëzit të kalojnë më pak kohë në “Facebook”, por gjatë 2017 problematike duket se ka kuptuar që një platformë e mbushur me përmbajtje të rreme dhe problematike, pavarësisht parimit për lajme të lira, nuk ia vlen barra qiranë.
Burimi i lajmit: https://www.nbcnews.com/tech/social-media/facebook-says-big-changes-are-coming-your-news-feed-n837026
Burimii fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10104252475022761&set=pb.4.-2207520000.1515770494.&type=3&theater