ShowBiz

Momente shumë prekëse. Sara Kapo befasohet me një mesazh nga i ati

Surprizat nuk kanë patur fund dje për vajzën e aktores së njohur shqiptare.
Sara Kapo, vajza e aktores Ema Andrea ka qenë e ftuar këtë të premten në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ajo njihet si një nga vajzat më rebele në Shqipëri dhe me një talent të spikatur në muzikë. Sara promovoi këngën e saj të parë, “Watching You”, publikuar vetëm një javë me parë. Në intervistën e saj, Sara tregoi detaje nga marrëdhënien me nënën e saj si dhe atë me babai, edhe pse ata nuk jetojnë bashkë.

Gjatë emisionit asaj ju shfaq edhe videommesazhi nga aktorja Ema Andrea për të cilin ajo u surprizua duke i thënë Rudinës se atë mesazh do ta donte ta kishte në telefonin e saj pasi të ikte nga studio. Por nuk ngeli me kaq, në studion e “Rudinës” është shfaqur për herë të parë edhe babai i Sarës, ish bashkëshorti i Ema Andresë i cili ka patur disa fjalë të ndjera për vajzën e tij.

“Sara e babit, e shikon së ç’bëjnë këta të medias, më gjetën dhe mua në strofullën time, por për Sarën time do pranoja gjithçka. Ja arrite kësaj dite dhe realizove një nga ëndrrat e tua, klipin tënd. Në çdo sekondë të jetës tënde ty nuk të ka munguar dashuria e asnjë njeriu. Goca e babit ti të bukurën e ke në çdo qelizë tënden”, tha Kostandin Kapo.

Link: https://youtu.be/PgyPp4gIFoc?t=1853

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan