ShowBiz

“Olta Gixhari e mbivlerësuar!” Flasin njëzëri dy aktorët

Luana ka vendosur në siklet dy aktorët. Sa karshi njëri tjetrit aq edhe karshi kolegëve. Por tek e fundit kjo është loja në “Shiko kush luan”, e nëse pyetje do ishin të thjeshta dhe sipërfaqësore, ku do qëndronte spektakli?!

Delinda Zhupa përball Gent Hazizit, të pyetur për rolet, filmat apo teatrot ku ata kanë qenë aktorë dhe nuk u ka pëlqyer vetja, ata nuk kanë denjuar të përgjigjen drejt për drejt. Genti flet për një rol në një film me metrazh të shkurtër të cilit nuk ia mban mend as emrin, ndërsa Delinda flet për një rol kryesor në një teatër të titulluar “Testamenti i Ri.”

“Genti duhet të rregullojë artikulimin që u bën fjalëve.” – tha Delinda e pyetur se çfarë duhet të rregullojë Genti si aktor. Ndërsa Genti mendon se Delinda ndonjë herë luan më shumë se sa duhet dhe shpesh bërtet shumë.

Por pyetja më sikletuese ishte ajo se kush personazh është më i vlerësuar se sa duhet. E çuditshme ishte se të dy pjesëmarrësit, si Delinda si dhe Genti, edhe pse miq me të, u shprehen se ky personazh është Olta Gixhari.

Sigurisht që Olta nëse i ka dëgjuar nuk do ti ketë pritur aspak mirë këto deklarata të bëra nga ana e kolegëve të saj. Na mbetet të presim reagimin e saj.

Link: https://youtu.be/9T8gY8OKU7Q?t=2308

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel